"Dërgesa e vonuar", 2 në pranga, u kapën më drogë
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën me një sasi prej 113 gram lëndë narkotike e dyshuar si kokainë. Gjatë kontrolleve në banesat e tyre policia gjeti dhe sekuestroi armë luftarake.
ELBASAN- Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit "Dërgesa e vonuar", duke vënë në pranga 2 persona të cilët u kapën me një sasi droge.
Nikolla Lepuri, 32 vjeç, dhe Gëzim Balla, 35 vjeç, të dy me banim në Elbasan, u kapën një nate më parë në hyrje të qytetit të Peqinit, me një sasi prej 113. 3 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.
Lënda narkotike u gjet në mjetin tip Wolsvagen, me targa të huaja CA 2021 KT, me të cilin po lëviznin drejt qytetit të Elbasanit.
Gjatë kontrolleve në banesat e tyre policia gjeti dhe sekuestroi 26 fishekë luftarakë, një krëhër automatiku dhe 600 gram dinamit. Të arrestuarit do të përballen me akuzën për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.
(e.n/BalkanWeb)