PS, Rama: Do të përshkallëzojmë protestat
Dy kandidatët për kreun e PS-së, Edi Rama dhe Maqo Lakrori ballafaquan mbrëmë platformat e tyre elektorale përpara socialistëve të Qarkut të Durrësit. Rama: PS-ja duhet të përshkallëzojë protestat.
TIRANE- Dy kandidatët për kreun e PS-së, Edi Rama dhe Maqo Lakrori ballafaquan mbrëmë platformat e tyre elektorale përpara socialistëve të Qarkut të Durrësit.
Ndryshe nga Lakrori, Edi Rama deklaroi se PS-ja duhet të përshkallëzojë qëndrimin e saj, deri në protesta për të bërë të mundur zbardhjen e asaj që ai e quan “krimi elektoral i 28 qershorit”. Rama u bëri thirrje socialistëve që të rezistojnë deri në riparimin e sistemit të votës dhe të vendosjes së një procesi demokratik elektoral.
Kreu në detyrë, Edi Rama u kërkoi socialistëve që të mos i njohin rezultatet e zgjedhjeve dhe të bëjnë rezistencë me metoda demokratike deri në vendosjen e sistemit demokratik të votës. “Ne nuk i fituam dot zgjedhjet e 28 qershorit, se Sali Berisha dhe pushteti i tij e kthyen shtetin e të gjithëve në një makineri e cila ushtroi presion mbi të gjithë votuesit, duke deformuar rezultatin e zgjedhjeve”.
Rama la të hapur zhvillimin e analizave në të gjitha strukturat e partisë pas zgjedhjes së kryetarit të PS-së. Sipas tij, vetëm pas këtij hapi është e udhës të bëhen edhe propozimet për ndryshime në statut me qëllim forcimin dhe demokratizimin e mëtejshëm të partisë
Ndërsa Maqo Lakrori u bëri thirrje anëtarëve të PS-së që të mos manipulohen psikologjikisht përpara zgjedhjeve të 26 shtatorit, kur ata do të votojnë për kryetarin e PS-së. “Merreni qetësisht procesin dhe mendohuni mirë përpara se të votoni”, - tha Lakrori.
Kandidati për kryetar, Maqo Lakrori thotë se do të bashkojë të majtën, nëse do të fitojë me 26 shtator në garën për kryetar partie.
Lakrori kërkon ligjërimin e mendimit ndryshe në parti, ndarjen e saj nga kulti i individit, vendosjen e parimit të konkurrimit të hapur të vlerave, vjeljen e mendimit të emigrantëve, të cilët përbëjnë 1/4 e popullsisë si dhe disa ndryshime të tjera.
(GSH/BalkanWeb)