E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregu i pikturave në Shqipëri, Gjikopulli: është inekzistent

Për piktorin të pikturojë është kënaqësi e një lloji të veçantë, është shprehje e gëzimit sikurse edhe dëshpërimit. Piktura është një mënyrë afrimi dhe shprehje e të vërtetave, të cilat nuk ka mundur t'i thuash ndryshe përveçse me anë të ngjyrave. Por në Shqipëri një piktor rrallë shijon lehtësisht rezultatin e punës së vet. A ka vërtet një treg të mirfilltë për pikturën në Shqipëri? Sipas piktorit dhe njërit prej petagogëve të pikturës pranë Liceut Artistik Gentian Gjikopulli ky treg është inekzistent dhe shkaku kryesor është mungesa e një kritike artistike.
Piktura është njëra nga gjinitë e artit figurativ e cila siç do gjini e artit në Shqipëri u bë pjesë e ndryshimit dhe periudhës së tranzicionit. Po sa ka ndryshuar piktura duke e krahasauar me dy sistemet, atë para dhe pas viteve 90?
Gjithashtu në intervistën e tij për "Ora NeWs" piktori Gjikopulli theksoi se një arsye tjetër mungesës së këtij tregu në Shqipëri është edhe mos zbatimi i ligjit mbi të drejtën e autorit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›