Aksident në Durrës, dy në gjendje të rëndë

Vendngjarja
Një aksident i shkaktuar nga parakalimi i gabuar dhe shpejtësia, ka shënuar dy të plagosur në shëtitoren Taulantia në Durrës. Mësohet se një djalë dhe një vajzë që ishin duke udhëtuar me motor kanë mbetur të plagosur rëndë, pasi mjeti i tyre është përplasur fort me një mjet tjetër.
E. Kulia dhe A. Jaupi, të dy nga 20 vjeç, aktualisht ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 12:20 pranë shëtitores Taulantia. Policia e qarkullimit e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje bëri me dije paraprakisht se parakalimi i gabuar i motorit ka qenë shkak i aksidentit të rëndë. /M.Brunga/

Motori i aksidentuar

Makina me të cilën u përplas motori