E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazhi i BW, barazim mes 2 koalicioneve, qeveria ‘në dorë’ të partive të reja

TIRANE-Nëse më 23 Qershor do të votohej për parlamentin e ri online në BalkanWeb, rezultati do të ishte kokë më kokë. Të paktën këtë parashikim përcjell sondazhi online i BalkanWeb ‘Kush do të fitojë më 23 Qershor’ që u mbyll sot pas 22 ditësh nga publikimi në këtë agjenci lajmesh ku votuan 41627 votues gjithsej.

I publikuar në datën 7 Maj, lexuesit e BalkanWeb kanë votuar online për subjektin dhe koalicionin e tyre të preferuar për 22 ditë me radhë ku cdo orë u dëshmua një garë e fortë mes koalicioneve të mëdha dhe jo vetëm atyre, por dhe subjekteve te reja politike.

Nga votimet, Aleanca e majtë rezulton fituese me 104 vota më shumë në rang vendi ndërsa numri i deputetëve rezultoi i barabartë për të dyja.

BalkanWeb i ka përkthyer votat në mandate sipas ligjit në fuqi të miratuar nga KQZ. Nga votimi online votat përkthehen në mandate deputetësh, përkatësisht:

67 deputete ASHE
67 APMI 
2 FRD
2 AK
Të pavarur si deputetë Dritan Prifti dhe Arben Malaj në Vlorë.

Nëse ky sondazh do të praktikohej në realitet, atëhere me një llogaritje të lehtë kuptohet se asnjë nga koalicionet nuk arrin të bëjë vetë qeverinë ndaj sytë do të kthehen nga FRD, AK apo deputetët e pavarur.

Sondazhi numëroi 41627 gjithsej vota në rang vendi të ndarë përkatësisht:
A.SH.E 1 9106 vota
A.P.M.I 1 9002
AK       1 111
FRD     1 149
Te Pavarur 1201
Te Pavendosur 58 vota

Votat për secilin Qark sipas koalicioneve dhe partive deputetëve të pavarur, të konvertuara në deputetë janë:

BERAT
Total: 3011 vota 
A.SH.E 1230 vota
A.P.M.I 1067
AK 107
FRD 67
Deputetë 5 ASHE – 3 APMI

DIBER
Total : 1109
A.SH.E 409 vota
A.P.M.I 607
AK 26
FRD 67
Deputetë 2 ASHE – 4 APMI

DURRES
Total : 2244
A.SH.E 927 vota
A.P.M.I 1 196
AK 67
FRD 54
Deputetë 6 ASHE – 7 APMI

ELBASAN
Total :    2 859
A.SH.E  1 152 vota
A.P.M.I  1 199
AK 152
FRD 356
Deputetë: 6 ASHE – 6 APMI – 1 FRD – 1 AK

FIER
Total : 1696
A.SH.E 805 vota
A.P.M.I 705
AK 58
FRD 31
Dritan Prifti 97 vota
Deputet: 9 ASHE – 6 APMI – 1 Dritan Prifti

GJIROKASTER
Total : 1753
A.SH.E 1 181 vota
A.P.M.I 535
AK 24
FRD 13
Deputetë 3 ASHE – 2 APMI

KORCE
Total : 1604
A.SH.E 850 vota
A.P.M.I 706
AK 24
FRD 24
Deputetë 7 ASHE – 5 APMI

KUKES
Total : 798
A.SH.E 193 vota
A.P.M.I 534
AK 62
FRD 9
Deputetë 1 ASHE – 3 APMI

LEZHE
Total : 1636
A.SH.E 704 vota
A.P.M.I 899
AK 15
FRD 18
Deputetë 3 ASHE – 4 APMI

SHKODER
Total : 2732
A.SH.E 936 vota
A.P.M.I 1699
AK 34
FRD 63
Deputetë 4 ASHE – 7 APMI

TIRANE
Total : 13280
A.SH.E 6 287 vota
A.P.M.I 6 198
AK 376
FRD 419
Sazan Guri 46 vota
Deputetë 15 ASHE – 15 APMI - 1 AK – 1 FRD

VLORE
Total : 10039
A.SH.E 5 136 vota
A.P.M.I 3 652
AK 166
FRD 28
Arben Malaj 1 057
Deputete: 6 ASHE – 5 APMI - 1 Arben Malaj

Të pavendosur: 58 votues 

Meqë secili nga aleancat ka marrë barazim numrin e deputetëve atëhere vëmendja përqëndrohet tek partitë e reja dhe deputetët e pavarur, me të cilët secila forcë fituese do përpiqet të bëjë koalicionin për të krijuar qeverinë e re.

Nga llogaritjet më sipër rezulton si e majta si e djathta kanë fituar nga 6 qarqe secila, dhe se secila prej tyre nuk i ka humbur bastionet.
Nga votat e sondazhit online vërehet qartë se Fieri, Berati, Gjirokastra, Vlora vijojnë të mbeten bastione të majta, ashtu sikurse Lezha, Dibra, Kukësi e Shkodra, rezultati ngjyroset me shumicë blu në grafika.
Gjatë 22 ditëve lufta u përqëndrua në qarqet si Tiranë, Elbasan, Korcë e Durrës ku secili koalicion ishte kokë me kokë me vota.

Sondazhi nuk ka vlera statistikore reale, por është një tregues i përafërt me çfarë do mund të ndodhë në zgjedhjet e 23 Qershorit.

BalkanWeb i dha mundësinë dhe votuesit të pavendosur të shprehë me votë, qëndrimin e tij.

Ky është sondazhi i parë i këtij lloji online, ku çdo votues pati të drejtë, që për qarkun ku bën pjesë të japë votën e tij për subjektin partiak të preferuar. Krahas qarqeve dhe subjekteve, BalkanWeb publikoi dhe listat zyrtare të partive me kandidatët për deputetë, ata të koalicioneve dhe ata të pavarur.

Sqarim për votimin në Sondazh
Votuesi kishte të drejtën e një vote (1 - IP),pra nëse IP juaj është regjistruar njëherë në server, ju nuk mund të votoni.
SHEMBULL - Institucionet kanë një IP, nëse nje koleg i juaji, ka votuar me parë, i hiqet e drejta të gjithë punonjësve të institucionit të votojnë, por nuk ju hiqet e drejta të votoni nëpërmjet celularit apo kompjuterit në shtëpi, ku kanë IP të ndryshme identifikuese në sistem .
Sondazhi u realizua në këtë mënyrë që të mos kishte gabime dhe abuzime në sistem dhe rrjedhje votash. Marzhi i gabimit është shumë i vogel.
BalkanWeb dha mundësinë të votoni online dhe nëpërmjet celularëve.

Gjatë gjithë kohës që sondazhi ka qëndruar online, janë bërë disa sulme kundrejt faqes së BalkanWeb, ndaj për arsye sigurie janë bllokuar 2 643 IP që tentuan të manipulojnë sondazhin.
Lidhje te tjera SONDAZHI NE BALKANWEB, REZULTATET PERFUNDIMTARE Sondazhi, Rama: Fitorja në Tiranë, e thellë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›