E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapja e dosjeve, e majta shton presionin ndaj Kushtetueses për ta rrëzuar ligjin

Opozita fton Gjykatën Kushtetuese të dalë kundër parimeve të Gjykatës së Strasburgut

Gjykata Kushtetuese shihet si instanca kyçe nga opozita për të ndaluar jetësimin e ligjit për hapjen e dosjeve të komunizmit dhe presioni  është fokusuar pikërisht tek mënyra sesi anëtarët e saj do e trajtojnë ankimimin e pritshëm që do t’i bëhet këtij ligji.

TIRANE - E majta po shton presionin ndaj Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit. Zëvendëskryetari i LSI-së, Pëllumb Xhufi, deklaroi dje duke iu referuar deklaratës të dy ditëve më parë të deputetit demokrat Aldo Bumçi, se presionet e fundit mbi Gjykatën Kushtetuese e mbi anëtarë të veçantë të saj, synojnë fillimisht që në pritje të shqyrtimit të Ligjit për pastërtinë e figurave, ta paralizojnë këtë gardian të fundit të drejtësisë, për të mundësuar kështu zbatimin e këtij ligji tërësisht antikushtetues.
Në të njëjtën linje me të ka qene dje edhe G 99
Dy ditë më parë zëdhënës i grupit parlamentar të PD-së, Aldo Bumçi u shpreh se njerëzit e sistemit të drejtësisë duhet të jenë figura me integritet dhe të paanshëm, bazur kjo dhe në rezolutën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës. Duke folur për 10 parimet e rezolutës së pranuar nga Shqipëria, ai veçoi dy prej tyre, paanshmërinë dhe integritetin e gjyqtarëve, të cilat përcjellin mesazhe se ata duhet të evitojnë konfliktin e interesit.
“Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka miratuar 10 parime bazë mbi të cilat duhet të bazohet sjellja e gjyqtarit, ndër të cilat veçoj parimin e paanshmërisë të gjyqtarëve dhe të integritetit të tyre moral, nënvizoi Bumçi, duke shtuar se, për sa i takon parimit të parë, paanshmërisë, gjyqtarët duhet të ushtrojnë funksionet e tyre me paanshmëri dhe të garantojnë aparencën e paanshmërisë”.
Duke u ndalur te pika e dytë, integriteti, deputeti demokrat Bumçi cilësoi se “sjellja e tyre duhet të jetë konsistente, në përputhje me karakterin moral të lartë që është një kriter për detyrën e gjyqësorit. Gjyqtarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm në çdo kohë për detyrën e tyre, për të mbajtur lart qëndrimin dhe reputacionin e gjykatës”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›