Vasili: Masa kundër epidemisë në Shkodër
Kreu i shëndetësisë ka raportuar sot në komisionin për Shkodrën, për situatën post përmbytje, ndërsa ka theksuar se deri më tani janë kryer rreth 900 analiza të ujit në të gjithë zonën e prekur nga fatkeqësia. “Deri më tani nuk kemi asnjë të dhënë për epidemi”, u shpreh Vasili, duke shtuar se ngjarja ishte një katastrofë natyrore. Ndërsa ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera deklaroi se janë evidentuar familjet e dëmtuara.