E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Elbasan, plagosen 3 policë e dy shoferë

Tre punonjës policie kanë ngelur të plagosur pak çaste më parë pranë stacionit të trenit në Elbasan.

Sipas të dhënave paraprake thuhet se makina e policisë me targa Shkodre është përplas me dy mjete të tjerë dhe si rrjedhojë e goditjes, të plagosur kanë ngelur edhe dy drejtuesit e mjeteve.

Fatmirësisht pesë të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›