E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr prane Qytetit te Nxenesve ne Tirane

Zjarr pranë “Qytetit të Nxënësve” në Tiranë, në një magazinë të tregut ushqimor.

Siç bën me dije gazetari i “ABC News” nga vendngjarja, flakët po përhapen pranë një depoje fishekzjarrësh.

Ndërsa shumë zjarrfikëse ndodhen atje për t’i ndaluar sa më parë të jetë e mundur ato, nga shërbimet zjarrfikëse të Durrësit dhe Krujës madje.

Ndërsa raportohet se kanë nisur të dëgjohen edhe shpërthime fishekzjarrësh, ndërsa qielli duket si në një natë feste prej tyre.

Gazetari ynë raporton gjithashtu se ka një angazhim të madh të forcave policore.

Kurse drejtori i Zjarrfikëseve të Tiranës, Haki Hoxha, në linjë direkte me “ABC News” tregon se situata është nën kontroll.

Ai thotë se po vazhdon puna për të shuar zjarrin e rënë dhe që ai është me përmasa të mëdha.

“Qytetarët janë evakuuar nga zona e zjarrit”, sqaroi ai... (vijon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›