Mbetet ne burg vrasesi i kamerieres Dedja ne Tirane pas krimit

Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Elbasan ka dhënë sot masën e sigurisë “Burg pa afat” për 29 vjeçarin Mirian Dedja, i akuzuar për vrasjen e një shtetaseje, që punonte si kamariere, ngjarje e ndodhur një muaj më parë.
Trupi gjykues i kryesuar nga Klorina Cela, pasi ka dëgjuar dëshmitë e paraqitur nga prokurori i çështjes Binas Mina, ka vendosur masën e sigurisë “Burg pa afat” për 29- vjeçarin.
Ky i fundit i pranishëm në seancën gjyqësore nuk e ka pranuar vrasjen.
Mësohet se një muaj më parë, ky shtetas në bashkëpunim edhe me shtetasin me iniciale G. S i cili është person i shpallur në kërkim, në ambjentet e një lokali përballë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, kanë qëlluar me armë zjarri pistolete shtetasen Agresa Thomai, 26 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila pasi mori mjekimin e nevojshëm në spitalin kirurgjik Elbasan, u dërgua në Spitalin Ushtarak Tiranë, ku pas ndërhyrjes së menjëhershme dhe ndihmës së nevojshme, nuk mundi të jetojë, por gjeti vdekjen mbas një jave.
Shtetasi Mirian Dedja akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”, ndërkohë që arrestimi i tij u bë vetëm dy ditë më parë në qytetin e Tiranës, ku edhe ai fshihej për krimin.
Mësohet se ai është transportuar për në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit deri në zbardhjen e plotë të vrasjes së 26 vjeçares.