Nderron jete ne spital e aksidentuara nga perplasja me BMW X5-n
Ndërron jetë në spitalin ushtarak një prej të aksidentuarave që ndodheshin në automjetin e përplasur me BMW X5-n e Ledio Ruçit.
Sipas policisë, Brunilda Pinderi, ka ndërruar jetë në spitalin ushtarak, rreth orës 1:00 pas mesnate duke u gdhirë dita e sotme.
Mjekët thanë se e aksidentuara kishte marrë plagë të rënda dhe ka qenë e pamundur që gjendja e saj të mbahej në parametrat jetësor. Në spital ndodhet edhe Ledio Ruçi.
Djali i deputetit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ishte në drejtimin e mjetit BMW X5, dhe vinte nga drejtimi i bulevardit “Xhorxh Bush” për në Rrugën e Elbasanit, kur në urën e rrugës së Elbasanit është përplasur me një mjet minikuper që vinte në bulevardin “Bajram Curri” nga drejtimi i Piramidës, për në drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
BMW-ja përfundoi e përplasur me një lokal më pas, ndërsa si pasojë e aksidentit mbetët të plagosur rëndë tre personat që gjendeshin në minikuper dhe Ruçi që ndodhej më BMW.
Veç Pinderit që ndërroi jetë pas mesnate, gjendja e tre personave të tjerë të përfshirë në aksident sipas policisë është jashtë rrezikut për jetën.