Aksident ne Fushe- Kruje perplasen dy automjete

Katër të plagosur është bilanci i një aksidentit të ndodhur në aksin Fushë Krujë -Milot në afërsi të fshatit Derven. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme ku është përplasur një fuoristradë me targa të KR 7939 A me një makinë tip golf me targa PU 1176 A. Në fuoristrade ndodheshin 3 udhëtarë 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën janë dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërsa drejtuesi i mjetit tip “Golf” Roland Pula nga Laçi është shoqëruar në komisariatin e Policisë së Krujës për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Ky i fundit ka marrë plagë të lehta nga aksidenti. Sipas hetimeve paraprake të policisë dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë lagështira në rrugë dhe një parakalim i gabuar i drejtuesit të mjetit tip “Golf”, 20 vjeçari nga Laçi.