Faktori ndërkombëtar këmbëngul për konsensusin e politikës shqiptare

Pierre Mirel: Integrimi kërkon harmoni politike
Bashkimi Evropian i ka përcjellë përsëri një mesazh të qartë politikës së Tiranës, për gjetjen e konsensusit, të munguar prej një kohe të gjatë, si dhe fokusimin e objektivave tek integrimit evropian. Nga Brukseli, drejtori i Ballkanit Perëndimor pranë Komisionit Evropian, Pierre Mirel, deklaron se gjetja e një konsensusi mazhorancë- opozitë, do të shërbente edhe si një ogur i mirë për politikën shqiptare. “Pres tani që jemi në fundvit. Në fund të vitit njerëzit bëjnë gjithnjë thirrje për harmoni. Shpresoj që politika juaj të gjejë harmoninë, në mënyrë që të na japë mua dhe ndërkombëtarëve të tjerë mundësi për të vizituar Shqipërinë”- u shpreh Mirel. Një tjetër porosi e Mirel, për politikën dhe tërë shqiptarët, është kujdesi me afatet e lëvizjes së lirë. Ai njofton se 2011-ta do të jetë viti vendimtar, dhe më rreptësisht i monitoruar. “Vendimi ka qenë relativisht i vështirë për tu marrë, pasi ka pasur abuzime me sistemin nga vende të tjera. E rëndësishme është të respektohen kushtet. 2011 është vit vendimtar. Askush brenda vitit 2011, por dhe nuk duhet t’i shkelë ato. Sigurisht prova dhe monitorimi do të vazhdojë edhe përtej vitit të ardhshëm. Përditë. Kushtet duhen respektuar”- theksoi ai. Zyrtari i Brukselit ishte në Tiranë fillim të nëntorit për ti dorëzuar kryeministrit opinionin për statusin e vendit kandidat. Krahas dokumentit ai la për liderët e Tiranës, dhe 12 porositë për përgjigje pozitive për statusin kandidat vitin e ardhshëm.