E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdojnë reagimet mbarë shqiptare kundër raportit të të moshuarit zviceran, Dick Marty

19-12-2010 / Gazeta 55

- Lulzim Basha: Akuzat e Martit, sulme të qëllimshme për të goditur shtetin e Kosovës


- Deputetët shqiptarë në KiE: S’kishim dijeni për mbledhjen e Komisionit, do kërkojmë qëndrim kundër projektrezolutës


- Të reagojë Këshilli i Evropës, të mos heshtë as për 1800 shqiptarë të zhdukur


- Vazhdojnë reagimet mbarë shqiptare kundër raportit të të moshuarit zviceran, Dick Marty



Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, e cilësoi raportin e Dik Martit si një sulm direkt të përgatitur më parë për të dëmtuar imazhin e shtetit të ri të Kosovës dhe rrugën e tijj drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Basha gjatë një prononcimi për mediat tha se dokumenti i raporterit të Këshillit të Europës Marti, nuk është asgjë më tepër sesa riciklimi i pretendimeve të pabazuara në fakte që publikoi kohë më parë ish-kryeprokuroja e Hagës, Karla del Ponte. Por ministri i Brendshëm komentoi edhe akuzat e bëra nga një ekspert i ekzaminimit të Kombeve të Bashkuara, José Pablo Baraybar, sipas të cilit, Basha e kishte shoqëruar atë në vitin 2004 për në të ashtuquajturën “Shtëpi e Verdhë” në Mat si përkthyes. Sipas Bashës, kjo gënjeshtër e trashë fsheh në vetvete dështimin e punës së Baraibarit, i cili dështoi në punën e tij për të zbuluar viktimat shqiptare të genocidit serb gjatë luftës në Kosovë. Basha shton më tej se vetëm Këshilli i Evropës nuk mund të heshtë përballë këtij raporti të turpshëm, ashtu siç nuk mund të heshtë shtoi ai as edhe për 1800 të zhdukur shqiptarë të Kosovës, fati i të cilëve ende nuk dihet.


Vazhdojnë reagimet mbarë shqiptare kundër raportit të të moshuarit zviceran, Dick Marty


Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto u shpreh sot se akuzat për trafik organesh Shqipëri-Kosovë të paraqitura në raportin e Dik Martit nuk kontribuojnë paska në paqen dhe integrimit të rajonit të Ballkanit ne Bashkimin Europian. I pyetur nga media mbi vizitën e zv/kryeministrit Ilir Meta në Serbi, në kushtet kur Shqipëria dhe Kosova akuzohen nga Dick Marty për trafik organesh, Haxhinasto u shpreh se “vizita e Metës në Kongresin e PD-së në Serbi, me ftesë të Presidentit të Serbisë Boris Tadiç ishte shumë e rëndësishme”. “Nga Serbia, Meta ka shprehur mesazhe tepër të rëndësishme, duke kërkuar që raporte të tilla, si ai i Dick Marty të mos paraqiten më, pasi nuk kontribuojnë në paqtimin e kombeve tona dhe ndikojnë negativisht në integrimin e Ballkanit në BE”- u shpreh kryediplomati shqiptar. Haxhinasto deklaroi se raporte si ai i deputetit zvicerian që mori miratimin unanim nga Komisioni për çështjet ligjore dhe të drejtat e njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, nuk duhet të paraqiten më. Pak dite më parë, Dik Marti, anëtari për çështjet ligjore dhe të drejtat e njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës prezantoi Raportin e tij ku thuhej se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi akuzohet për përfshirje të tij dhe pjesëtarëve të ish-UCK-së në trafikim me organet njerëzore.


Deputetët shqiptarë në KiE: S’kishim dijeni për mbledhjen e Komisionit, do kërkojmë qëndrim kundër projektrezolutës


Komisioni për çështjet ligjore dhe të drejtat e njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka miratuar të enjten, në një mbledhje në Paris, projektrezolutën e raportorit zviceran Dick Martin, pa praninë e delegacionit shqiptar. Në këtë komision parlamenti shqiptar përfaqësohet nga deputeti Shpëtim Idrizi dhe si anëtar zëvendësues deputeti socialist Damian Gjiknuri. Por, as Idrizi dhe as Gjiknuri nuk kanë pasur dijeni në lidhje me këtë mbledhje të komisionit. Edhe deputeti Gjiknuri ka pohuar se nuk ka pasur dijeni për mbledhjen e së enjtes në Paris. Nga ana tjetër, edhe deputeti Ilir Rusmali, që kryeson delegacionin e deputetëve shqiptarë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, tha se nuk ka pasur dijeni për mbledhjen në Paris. Sipas deputetëve të kontaktuar, njoftimi duhet të kishte ardhur nga Këshilli i Europës. Deputeti Shpëtim Idrizi, përveçse është anëtar i Komisionit të Ligjeve, është edhe anëtar i të njëjtit grup parlamentar ku bën pjesë deputeti zviceran Dick Marty, raporti i të cilit shërbeu si bazë për projekt-rezolutën e komisionit të ligjeve. Idrizi ka konfirmuar se përpara fillimit të sesionit të janarit 2011, ai do të kërkojë në mbledhjen e këtij forumi, në mënyrë që grupi parlamentar i Aleancës së Demokratëve dhe Liberalëve për Europën të dalë me një qëndrim kundër projekt-rezolutës. Deputeti i PDU-së tha dje, për median se në çdo rast deputetët shqiptarë do të bashkërendohen përpara sesionit plenar të Asamblesë që do të mblidhet më 24 janar 2011.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›