E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Fushë-Krujë, plagoset 32-vjeçarja

32-vjeçarja, Vera Mirashi ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Laç-Fushë-Krujë.
 

Sipas policisë, ajo ka humbur kontrollin gjatë drejtimit të makinës dhe si pasojë, automjeti është përplasur me murin anësor të rrugës. Policia informon gjithashtu se kjo shtetase ishte duke udhëtuar drejt kryeqytetit, në momentin e aksidentit.
 

32-vjeçarja nga Laçi ndodhet e shtruar në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›