E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Gjirokastër, vdes drejtuesi i mjetit

Gjirokastër- Një aksident rrugor i ka marrë jetën drejtuesit të një automjeti në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.

Automjeti tip Benz me targa GJ 05 86 A, i cili drejtohej nga shtetasi Neim Islami, i datëlindjes 1961, lindur dhe banues në Gjirokastër, në vendin e quajtur kthesa e Viroit në dalje të qytetit Gjirokastër, është përplasur me një mjet tip Benz Kamion, me targa Fr 29 61 C, i cili drejtohej nga shtetasi Fadil Sulaj, i datëlindjes 1958, lindur në Lushnjë dhe baunes në Fier.

Si pasojë e përplasjes shtetasi Neim Islami ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ky shtetas udhëtonte i vetëm ne mjetin e tij dhe lëviste nga Subashi në drejtim të Gjirokastrës ndërsa automjeti tip Benc Kamjon lëviste nga Gjirokastra në drejtim të Fierit.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetiomor ku nga kqyrja e vendit te ngjarjeska rezultuar se shkaku i përplasjes ka qëne mos mbajtia e krahur dhe mos rregullim i shpejtësisë i automjetit tip benz veturë që drejtohej nga viktima. Shtetasi Fadil Sulaj është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›