Apeli dënon me 25 vjet burg Zylfije Haklajn
Tiranë- Gjykata e Apelit në Tiranë dënoi sot me 25 vjet burg Zylfije Haklajn nën akuzën e vrasjes së dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve 6 vjet më parë në qytetin e Bajram Currit, duke lënë kështu në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.
Gjykata e Apelit e shpalli fajtore të pandehurën Haklaj për vrasjen me armë zjarri të shtetasve Rasim Lumneshi dhe Ilir Gosturanit si dhe plagosjen e Kujtim Dusha dheHysen Biberajt më 2 prill 2002 në qendër të Bajram Currit.
Sipas vendimit të Gjykatës, Zylfie Haklaj e ka kryer krimin në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllezërve të saj. Ndërkohë që, e pandehura është proceduar në mungesë nga Gjykata e Tiranës dhe më pas edhe nga ajo e Apelit pasi rezulton në kërkim nga autoritetet policore. (atsh)