E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident ne Golem humb jeten nena me foshnjen

Një grua me fëmijën 1 vjeç, kanë qenë viktima të një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në Golem të Kavajës, në orët e mesditës.

Një grua me fëmijën 1 vjeç, kanë qenë viktima të një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në Golem të Kavajës, në orët e mesditës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në krah të drejtimit të rrugës Kavajë-Plepa, në afërsi të Mbikalimit të Golemit. Violeta Metani rreth 26 vjeçe, me fëmijën në krah sipas policisë kanë qenë duke ecur në anë të rrugës kur janë përplasur nga një automjet që vinte me shpejtësi.

Drejtuesi i automjetit as që ka mundur të qëndrojë ndërsa është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Burimet policore thanë se Metani me fëmijën kanë gjetur vdekjen e menjëhershme nga aksidenti, ndërsa kanë nisur menjëherë hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit që ka shkaktuar aksidentin.

Të njëjtat burime sqaruan se marrën informacione nga kalimtarë dhe drejtues automjetesh për një automjet me targa të huaja të ngjashme me ato angleze, të cilët ndihmuan në gjetjen e mjetit të përfshirë në aksident dhe arrestimin në Durrës të drejtuesit Latif Tola. Nga të dhënat paraprake mësohet se shak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe më të cilën udhëtonte drejtuesi Tola.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›