E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhe keshilltaret akuza kryebashkiakut per mosrealizimin e te ardhurave

Drejtuesit e bashkisë së Lezhës dhe kryesisht kryetari i kësaj bashkie është gjendur përballë akuzave të ashpra të keshilltarëve të këshillit bashkiak në mbledhjen e rradhës. Shkak është bërë mos realizimi i të ardhurave në këtë bashki.
Per nenkryetarin e bashkisë Arjan Barbullushi, treguesit janë të kënaqshëm po të krahasohen me statistikat e të gjithe 10 vjeçarit të fundit. Sipas tij mos realizimi i këtyre të ardhurave ka ardhur nga mos vjelja në kohë e taksës së ndikimit në infrastrukturë, duke ia referuar këtë mungesës së planit të përgjithshëm rregullues.

Por plani i përgjithshëm rregullues ishte premtuar të përfundonte brenda mandatit të parë 4 vjeçar të drejtimit të bashkisë nga kreu aktual Viktor Tushaj, gjë e cila nuk ka ndodhur. Shfajësimi mbi ndryshimet në ligjin për urbanistikën, largoi vëmendjen e qytetarëve nga mosmbajtja e këtij premtimi, por që rikthehet sërish kjo, pas ndikimit që solli mungesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja, që në fakt nuk i kanë munguar Lezhës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›