E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Greqi, humbin jetën dy shtetase shqiptare

Një aksident i rëndë me pasojë dy shqiptarë të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në afërsi të portit Poru në Greqi.


Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme në ishullin Kefalonia, kur 38-vjeçarja Angjelina Alia, vajza Anxhela 18 vjeçe dhe djali 16 vjeçar Mario, po përshkonin rrugën pranë portit të Poru, me një autoveturë që e drejtonte adoleshenti.


Në një moment të humbjes së kontrollit të drejtimit të makinës, familja me tre persona u gjend në detin pranë portit Poru së bashku me autoveturën.


Për pasojë, kanë gjetur vdekjen nëna 38-vjeçare dhe vajza e saj, ndërsa ka marrë plagë pa rrezik jete, djali ende në moshë të mitur.


“Gruaja 38-vjeçare dhe vajza 18 vjeçe nuk ia dolën me pasojë mbytjen në det kurse djali 16-vjeçar arriti të dilte nga makina i gjallë dhe të ngjitej në tokë duke I shpëtuar vdekjes”, - bënë të ditur burimet policore lokale.


Nga hetimet e para, policia bën të ditur se dyshohet moti i keq me shtrëngata shiu që të ketë shkaktuar devijimin e makinës nga rruga në det të hapur. Por policia nënvizoi dhe faktin se djaloshi nuk kishte leje drejtimi për automjet.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›