Gjykata e Lartë hedh shortin për gjykimin e çështjes "Durrës-Kukës". Ja pesë gjyqtarët
Përzgjidhet Kolegji penal i përbërë nga 5 gjyqtarë që do të gjykojnë ministrin e Jashtëm Lulzim Basha në Gjykatën e Lartë.
Shorti përcaktoi sot dhe trupin gjykues të përbërë nga 5 gjyqtarë të Gjykatës së Lartë të cilët do të gjykojnë ministrin e Jashtëm Lulzim Basha dhe ish zyrtarin e tij Andi Toma të pandehur në dosjen e ndërtimit të rrugës Durrës- Kukës.
Sipas shortit të hedhur në mesditë në prani të gjithë anëtarëve të Gjykatës së Lartë u caktua që Spiro Spiro do të jetë relatori I cështjes, ndërsa në trupin gjykues do të përfshihen edhe gjyqtarët Aleksandër Muskaj, Irma Bala, Besnik Ymeri, dhe Perikli Zaharia.
...