Papandreu i PASOK, favorit i zgjedhjeve
Grekët do të hedhin votën e tyre në zgjedhjet e përgjithshme që në fakt janë një zgjedhje mes dy dinastive politike të vendit që kanë qenë në pushtet, me dy intervale, për më shumë se 50 vjet. Kostas Karamanlis, Kryeministri konservator, do të duhet të mbrojë pozicionin e tij kundër sfidantit, George Papandreu, shefi i Lëvizjes Panhelenike Socialiste, PASOK. Sipas sondazheve ky djalë dhe nip kryeministri ka shanset më të mëdha që të bëhet kryeministri i ardhshëm i vendit. Megjithatë një "rebel" i krahut të djathtë mund të prishë balancën që mendohet se do të arrijnë dy partitë e mëdha. Bëhet fjalë për George Karatzaferis, një ish- bodibildër dhe sipërmarrës rroku, i cili i është futur lojës për t‘u bërë arbitri politik i Greqisë në rast se rezultatet do të jenë jo të kënaqshme për partitë kryesore për të ndërtuar koalicionet qeveritare. Partia e tij LAOS pritet që të marrë një
pjesë jo të vogël të votës të së djathtës tani në mesin e krizës ekonomike.Karatzaferis, 62-vjeçar ka pamjen e një kandidati populist që nuk i shmanget sfidave. Një javë më parë ai befasoi audiencën me deklaratën e tij se Revolta Greke e vitit 1821, që krijoi kushtet për pavarësinë e vendit ishte në fakt një "një pezullim". Ky kandidat tregon muskujt edhe për sa i përket një politike të ashpër ndaj Turqisë që grekët e konsiderojnë si një armike tradicionale. Sipas tij Turqia fqinje ka kohë që tregon muskujt në hapësirën e detit Egje dhe në atë ajrore dhe këto manovra kanë nevojë për një kundërpërgjigje të menjëhershme dhe të fuqishme. Sigurisht sipas tij nuk bëhet fjalë që Turqia të hyjë në Bashkimin Europian. Sipas tij edhe Maqedonia fqinje përbën një kërcënim duke qenë se përdor ermin e vjetër të Greqisë. Fjalët e Karatzaferis e kanë inatosur Dora Bakojanis, ministren e Jashtme, e cila gjatë 5 viteve të fundit është përpjekur për të mbajtur një marrëdhënie sa më pak konfliktuale me Maqedonisë dhe Turqinë, duke mos e përjashtuar faktin që një ditë Turqia mund të hyjë në Bashkimin Europian. LAOS ka kapur pakënaqësinë e madhe të njerëzve ndaj mungesës së ligjit dhe rendit, sidomos pas sulmeve të anarkistëve dhjetorin e kaluar në Athinë. Për sa i përket fushatës zgjedhore ajo u përqendrua në çështje të tilla si taksat, rritja e kostos së jetesës, shtimi i borxhit publik. Karamanlis e humbi popullaritetin një vit më parë kur disa nga figurat kyçe të qeverisë së tij u përfshinë në disa skandale seksuale dhe korruptive.