E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Kalimash, vdes fëmija 2 vjeç

Një aksident i ndodhur në rrugën Kukës-Kalimash i ka marrë jetën një fëmije dyvjeçar, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy prindërit e tij.

Sipas informacioneve të para, Emiljano Dema, 2 vjeç, ka mbetur i vdekur, ndërsa prindërit e tij, Asllan dhe Hirushe Dema, janë plagosur.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit nuk janë mësuar ende, ndërsa dy prindërit janë dërguar në spitalin rajonal të Kukësit, ku po mjekohen për plagët e marra. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›