E Diel, 1 Nëntor 2026

Fitoren në 2013-n ma jep Edi Rama, me Topin dhe Spahiun pranë tij - PD fiton edhe dy mandate më shumë

23-03-2012 / Gazeta 55

Bamir Topi ka shkarkuar veten, u tregua primitiv në politikë

Për kryeministrin Sali Berisha debati për zgjedhjen e presidentit është i parakohshëm, por nga ana tjetër tha se nuk e paragjykon atë, pasi sipas tij, Bami Topi ka shkarkuar veten nga posti i Presidentit. Berisha tha se në një rast unik të historisë së vendeve demokratike, Presidenti në detyrë e kthen institucionin në partiçkë. “Unë vlerësoj debatin që bëhet, ndonëse debati kur presidenti është në detyrë, hapet dhe diskutohet nuk është shumë normale. Por, zotëria në një rast unik në historinë e vet, krijoi parti politike, s’ka minimumin e kurajës dhe ndërgjegjes qytetare, pasi duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe të dilte baraz me Kreshnikun e tij. Institucionet nuk janë të kryeministrit apo Presidentit, janë të të gjithë qytetarëve të këtij vendi dhe para se ta shndërrosh institucionin në një partiçkë politike, jep dorëheqjen dhe largohu. Nuk ka ndodhur kurrë në histori që një President të bëjë parti politike. Këtë e bën vetëm një primitiv në politikë. Një njeri i lirë dhe një njeri që ka ABC-në e përgjegjësisë qytetare, nuk mund t’ia bëjë kurrë institucionit të Presidencës këtë. Z.Topi ka pushuar, ka shkarkuar veten që në momentin kur ka shndërruar Presidencën në partiakë”- tha ai.
Ndërkaq, në një analizë të hollë elektorale, kryeministri Berisha tha se me dy partitë e formuara, atë të Bamir Topit dhe Kreshnik Spahiut, Partia Demokratike fiton nga dy mandate më shumë. “E vërteta është që në, zgjedhjet dhe fitoren në zgjedhje një ndihmë konstante e kam nga z.Edi Rama. Më dha një ndihmë shtesë nga këto dy parti, të cilave u bën avokati. Për shkak të këtyre të dyve, Partia Demokratike do ketë nga dy deputetë më shumë. Këtë ua garantoj”- u shpreh kryeministri Sali Berisha. 

Presidenti, një zyrtar i lartë i PD-së

“Emra mund të fliten. Dilema që qarkullojnë, por nuk do më vinte mirë të përflitet posti në një kohë kur kemi një President në detyrë, por z.Topi ka pushuar veten. Padyshim që Presidenti i ardhshëm do jetë një nga zyrtarët e Partisë Demokratike. Merita e madhe e Demokracisë është që fenomene të tilla, të nëpërkëmbjes së institucioneve marrin përgjigjen e merituar”.

Zgjedhjet e 2013-ës, i fitoj me ndihmën e Edi Ramës

“E vërteta është që në, zgjedhjet dhe fitoren në zgjedhje një ndihmë konstante e kam nga z.Edi Rama. Më dha një ndihmë shtesë nga këto dy parti, të cilave u bën avokati. Për shkak të këtyre do kem nga dy deputetë më shumë në çdo zonë, qark elektoral. Nuk ka ndodhur kurrë në histori që një President të bëjë parti politike. Këtë e bën vetëm një primitiv në politikë”.

Kriza në Maqedoni, Berisha bën thirrje për paqe: Shqiptarët të bashkuar, në BE

“Është shumë komplekse. Bllokimi që i është bërë procesit të integrimit në NATO dhe BE ka një efekt tërësisht negativ. Vendi është angazhuar të kapë reformat. Marrëdhëniet ndëretnike kanë qenë ndër më të acartat. Këto marrëdhënie kanë qenë të karakterizuara nga një frikë “albano-fobia”, pasi fqinjët tanë kanë patur një frikë gjenetike nga shqiptarët. Këtë e kanë sepse u kanë grabitur territore. Paqja dhe stabiliteti në Maqedoni është interesi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe vendeve të ballkanit. Ndryshimi i kufijve është i rrezikshëm. Padyshim që bashkimi i shqiptarëve është interes kombëtar pasi është kërkuar gjatë gjithë këtij shekulli, por ky bashkim do të ndodhë vetëm në BE. Kjo është aspirata e përbashkët e shqiptarëve”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›