E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Kamez perplasen dy mjete

Një aksident ka ndodhur në orët e mesditës në dalje të Kamzës, në rrugën e vjetër për në drejtim të Fushë-Krujës. Një automjet tip “Fuoristradë” është përplasur me një tjetër mjet të vogël motorik dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi kësaj të fundit.
Në vendin e ngjarjes shkuan oficerët e hetimit të aksidenteve, të cilët vlerësuan se mjeti ka tentuar të bëjë një kthesë të pamenduar mirë, ndërsa edhe “Fuoristrada” me sistem drejtimi britanik, ka qenë me shpejtësi mbi normat e lejuara në atë zonë të banuar, duke e bërë të paevitueshme përplasjen me mjetin tjetër.
Drejtuesi i mjetit të vogël është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak me plagë të rënda në kokë dhe fraktuara në pjesë të tjera të trupit. Policia mori në pyetje drejtuesin e “Fuoristradës”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›