E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisariatet e Policise se Tiranes bllokojne rreth 90 motorre

Në katër ditët e fundit Policia e Tiranës ka bllokuar rreth 90 motorrë, të cilët kanë patur mungesa të theksuara në dokumentacion, apo nuk kanë patur targa.
Aksioni i policisë nisi nga Komisariati numër 2 i Policisë së Tiranës, i cili gjatë kësaj kohe ka verifikuar 105 motorrë, nga të cilët rreth 50 janë bllokuar.
Gjithashtu rreth 25 motorrë të tjerë janë bllokuar nga shërbimet e komisariatit numër 3 të policisë së Tiranës. Aksionit i janë bashkuar të gjithë komisariatet e tjera të kryeqytetit.
Gjatë këtij aksioni mbrëmjen e të premtes shërbimet e komisariatit arrestuan 23-vjeçarin, Elson Beqiri, i cili lëvizte me motorr i armatosur me pistoletë.
Shkak për këtë aksion ishin ngjarjet kriminale në të cilat autorët përdornin motorrët për të rrëmbyer çantat apo varëset qytetarëve në rrugë, apo përdornin si mjet për t’u larguar gjatë sulmeve me armë.
Në postblloqet e lëvizshme ndodhej krahas shërbimeve të rendit ndodhej edhe një efektiv i policisë rrugore, i cili kryente verifikimin e dokumentacioneve të mjeteve. Motorrët pas verifikimeve të para dërgohen në pikën e bllokimit, në Unazën e Re.
Burimet policore thanë se aksioni do të vijojë edhe gjatë javës tjetër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›