E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë Arrëz, shkëndija elektrike i vë flakën shtëpisë

FUSHE ARREZ- Një shkëndijë elektrike ka shkaktuar djegien e një shtëpie në periferi të qytetit të Fushë Arrëzit. Ngjarja ka ndodhur një natë më parë në ndërtesën ku jetojnë tre vëllezërit Gjinaj.
Fillimisht një prej prizave ka pësuar shkëndijë elektrike dhe më pas flakët kanë nisur duke u përhapur në të gjithë katin e parë. Për pasojë janë djegur tërësisht dy prej dhomave të banesës, ndërsa kanë shpëtuar të gjithë anëtarët e tre familjeve.

Menjëherë kanë mbërritur në vendngjarje forcat zjarrëfikëse të cilat kanë shmangur djegien e pjesës tjetër të banesës, ndërsa grupi hetimor ka përcaktuar dhe shkakun e zjarrit.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›