E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i vdekur djali i demonstruesit të 21 Janarit, Faik Myrtaj

FIER-Një ngjarje e rëndë ka goditur sot familjen e Faik Myrtaj, demonstruesit që humbi jetën nga plumbat në demonstratën e opozitës më 21 Janar. Sot në fshatin Kreshpan të komunës Cakran të Fierit mësohet se është vrarë djali i Faik Myrtaj, Bardhosh Myrtaj, 22 vjec.

Të dhënat e para nga policia për News24 bëjnë të ditur se trupi i 22 vjecarit u gjend i pajetë me një plumb në kokë, jashtë banesës ku jetonte me familjen. 
Vdekja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 12:30 minuta. Policia nuk perjashtoi pisten e vetevrasjes. Paraprakisht efektivet jane perqendruar ne kete piste pasi dyshohet se i riu vuante nga depresioni qe pas vdekjes se babait te tij. Gjithsesi do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore e cila do të zbardhe edhe shkaqet e vdekjes së tij.

Policia në vendgjarje po heton për ngjarjen.

Nderkohe para 5 oresh, Bardhosh Myrtaj ka qene ne faqen e tij personale ne Facebook ku ka hedhur kete status. "Nese se ke zgjedhur rrugen tende athere zgjidh me te miren se une fitova llotarin". Per veten ne kete rrjet social, Myrtaj ka pershkruar veten si tip shume te qete por jo shume te hapur me te tjeret.

Me 21 Janar, Faik Myrtaj, 50 vjec humbi jeten gjate demonstrates se opozites se bashku 3 personat e tjere, Hekuran Deda, Ziver Veizi dhe Aleks Nikaj.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Cfare shkruajti pak para vdekjes Bardhosh Myrtaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›