Incidentet ne Kashar e Bathore policia dy ne pranga kater ne kerkim
Policia e Tiranës u tërheq vëmendjen subjekteve politike për tensionimin që i bëjnë situatës duke shtyrë militantët në konfliktime për problemet nga vendosja e flamujve dhe posterave elektoral. Njëherazi policia e Tiranës siguron qytetarët se do të ndërhyjë në zbatim të ligjit sa herë të jetë e nevojshme për të ruajtur rendin e qetësinë publike. Zëdhënësja e Policisë së Tiranës ka raportuar për arrestet e kryera në dy rastet e incidenteve në Kashar dhe Bathore.
Zëdhënësja e Policisë së Tiranës, Alma Katragjini njoftoi se është bërë arrestimi i shtetasve : Luan Sulaj, 32 vjeç, dhe Viktor Sulaj, 27 vjeç, respektivisht me banim në Kashar Tiranë. Ndërkohë që janë shpallur në kërkim policor shtetasit Alfred Sula, Ismail Sula, Ramazan Sula dhe Ndriçim Lleshi.
Arrestimi i dy shtetasve të lartpërmendur u krye sepse dyshohet se në Kashar për motive të dobëta, kanë kanosur me armë dhe goditur me sende të forta shtetasit Fatjon Xhavit Kamberi, 26 vjeç dhe Genci Xhavit Kamberi, 33 vjeç, banues në Kashar.
Për ngjarjen në Bathore, është bërë arrestimi i shtetasit Krenar Bajram Baja, 21 vjeç, me banim në Bathore Tiranë.
Arrestimi i tij u krye në orën 24.00’ sepse pas një konflikti midis simpatizantëve të dy subjekteve politike, shtetasi i mësipërm dyshohet të jetë autor i dëmtimit të dy automjeteve tip Volzvagen Bora dhe Golf, në pronësi të shtetasve Elvis Nazmi Vladi, 20 vjeç, Ardian Bajram Ali, 26 vjeç, banues në Tapizë,
Gjithashtu, nga ana e shërbimeve të këtij komisariati janë proceduar penalisht për bllokim rruge në Bathore edhe 10 shtetas.
Aktualisht vazhdon puna në marrjen e deklarimeve ndaj personave të tjerë që kanë dijeni për rrethanat e këtij incidenti, ndërsa materialet ju dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Njëherazi Policia e Tiranës ka siguruar paanshmëri, objektivitet, transparencë dhe angazhim serioz për përmbushjen e të gjitha detyrave e përgjegjësive të ngarkuara me ligj.