E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i vdekur djali i Faik Myrtaj i vrare me 21 janar

Një ngjarje e rëndë ka goditur sot familjen e Faik Myrtaj, demonstruesit që humbi jetën nga plumbat në demonstratën e opozitës më 21 Janar. Sot në fshatin Kreshpan të komunës Cakraj të Fierit mësohet se është gjendur i vrarë djali i Faik Myrtaj, Bardhosh Myrtaj, 22 vjeç.

Viktima ndodhet në morgun e spitalit të Fierit. Policia ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen. Viktima është gjendur disa metra larg shtëpisë së tij, i goditur me një plumb.

Sipas policisë deri tani ka dy pista hetimi ajo e vrasjes dhe ajo e vetëvrasjes. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për ngjarjen. Dyshimi kryesor është për një vetëvrasje të mundshme, pasi para ngjarjes djali kishte telefonuar dajën e tij ku i kishte thënë “hajdeni merrni motorin tim këtu”.  Vrasja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 12:30 minuta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›