E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Lezhe- Tirane. Perplaset motocikleta dy te vdekur

Një aksident i rëndë automoblistik i ka marrë jetën dy personave në aksin rrugor Lezhë- Tiranë në kryqëzimin e Shënkollit. 75- vjeçari Gjon Deda së bashku me të afërmen e tij Gjelina Prelashi 70- vjeçe kanë qenë duke dalë nga një rrugë dytësore me një motorcikletë kur janë përplasur nga një automjet me targa të Tiranës që drejtohej nga Haxhi Dajko, 47- vjec.

Burime policore kanë bërë të ditur se si rezultat i përplasjes ka gjetur vdekjen e menjehershme drejtuesi i motorcikletës Gjon Deda dhe Gjelina Prelashi që udhëtonte me të.Sipas hetimeve paraprake shkak i aksidentit ka qënë dalja e parregullt e motorcikletës nga rruga dytësore në autostradë. Segmenti Lezhë-Mamurras mbetet një ndër 80 njollat e zeza pasi në këtë segment është shënuar numri më i lartë i aksidenteve në të shumtën e rasteve shpesh me pasoja të rënda.

Lindita Kokaj       
       

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›