Pasaportat e vjetra te vlefshme per votim ne 8 Maj

Ne zgjedhjet e 8 Majit do te votohet edhe me pasaportat e vjetra te cilat ende jane te vlefshme. Krahas dokumentave biometrike te identifikimit, leternjoftimit dhe pasaportes biometrike, zgjedhesit do te votojne edhe me pasaporten e vjeter kur ajo eshte e vlefshme. Ne nje interviste per “AS”, zëvendës ministri i Brendshëm Ferdinand Poni sqaron se ka ende kohe per aplikimin per dokumentat biometrike.
“Unë i ftoj të gjithë qytetarët që të mos kujtohen në minutën e fundit. Kanë pasur gjithë kohën në dispozicion dhe e kanë akoma në dispozicion t’u drejtohen zyrave të aplikimit për të marrë dokumentin e tyre të identitetit. Kodi zgjedhor thotë që mjeti I identifikimit është letërnjoftimi elektronik dhe pasaporta e vlefshme, ose biometrike ose pasaporta tjetër për ata që nuk e kanë bërë pasaportën biometrike”- tha Poni.
Zëvendë ministri Poni, thote se kompania koncesionare ka pranuar qe sportelet e aplikimit te jene te hapura kete fundjave qe eshte afati I fundit per prodhimin ne kohe te tyre.
“Ditën e shtunë dhë të dielë për Tiranën dhe Durrësin do të jenë në punë nga ora 8:00 deri në orën 16:00. Shpresojmë që edhe këto dy ditë të jenë në ditët që pranohet aplikimi për tu marrë karta edhe para 8 Majit”- tha Poni.
Mbi 2.7 milion shtetas kane aplikuar per leternjoftimin elektronik dhe rreth 1.7 milion per pasaporten biometrike. Ne zgjedhjet e 8 Majit jane thirrur ne votime 3.2 milion shtetas.
Delina Bitraku