Fluks ne Kakavije e Kapshtice. Emigrantet kthehen per Pashket
Afrimi i festës së pashkëve ka rikthyer rradhët e gjata në anën greke të doganës së Kakavijës. Burime zyrtare nga kjo doganë bëjnë të ditur se pala greke është duke punuar me tre sportele çka ka bërë që rradha e makinave në pritje për përpunimin e dokumentacionit të arrijë deri në 1 km.
Në ndryshim nga pala greke, ajo shqiptare ka shtuar numrin e sporteleve duke e cuar atë në 9 për të evituar kështu vonesat në doganë. Të dhënat zyrtare bëjnë të ditur se dogana e Kakavijes gjate 24 oreve te fundit kane hyre ne token shqipetare 6500 shtetas dhe 2100 automjete.
Edhe në anën greke të doganës së Kapshticës janë shënuar rradhë të gjata automjetesh të emigrantëve shqiptarë ku vetëm në 24 orët e fundit janë futur në territorin shqiptar 8 mijë emigrantë, ndërsa janë në pritje rreth 7 të tjerë.
Ismail Xhaferri