Aksident në Lezhë, 4 të vdekur, 2 shqiptarë dhe 2 italianë
Humbin jetën Antonio Cazzato, Ignazio Magno, Edmir Vorfa dhe një tjetër i paidentifikuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesditës në kryqëzimin e Shën Kollit në aksin Lezhë-Milot
LEZHË- Katër persona kanë vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti automobilistik që ka ndodhur dje në mesditë rreth orës 12:45 minuta në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Aksidenti
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesditës në kryqëzimin e Shën Kollit në aksin Lezhë-Milot, kur dy automjete, një makinë tip “BMV”, me targa SH 5270 E, dhe një automjet tjetër e tipit kamionçinë me targa TR 9943 R, u përplasën dhe përfunduan në kanal. Policia bëri të ditur se flitet për katër të vdekur, dy prej të cilëve janë shtetas italianë nga qyteti i Leçes dhe dy shqiptarë, trupat e të cilëve janë dërguar drejt Morgut të Lezhës. Ndërkohë policia ka bërë të mundur edhe zbardhjen e emrave të viktimave të aksidentit tragjik. Shtetasit italianë janë Antonio Cazzato dhe Ignazio Magno, 40 vjeç. Mësohet se viktima shqiptare është Edmir Vorfa, nga Shkodra, por ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës tjetër, e cila mësohet të jetë shtetas shqiptar. Personi tjetër i plagosur është në gjendje shumë të rëndë për jetën. Fillimisht policia zyrtarizoi tre persona të vdekur, por njeri nga të plagosurit ndërroi jetë rrugës për në spital, pasi kishte rënë në gjendje kome. Trupat e viktimave janë dërguar në Morgun e spitalit të Lezhës. Policia mundi të nxjerrë skeletet e automjeteve nga kanali dhe nuk zbuloi asnjë trup tjetër poshtë tyre. I plagosuri, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, u dërgua urgjent në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku po merr ndihmën e parë.
Raste
Rrugët e qarkut Tiranë janë përgjakur gjatë fundjavës së kaluar duke shkaktuar vdekjen e katër personave dhe plagosjen e shtatë të tjerëve. Policia ka verifikuar të gjithë aksidentet dhe deklaroi se në pjesën më të madhe të rasteve ato kanë ndodhur si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët e tjerë. Sipas policisë, betejën për jetën e ka humbur mëngjesin e së dielës, rreth orës 03:40, Leonik Doda, 21 vjeç, banues në fshatin Bilal pas një aksidenti. Po ashtu, policia njoftoi edhe për aksidentimin me vdekje të shtunën, të shtetasit 86-vjeçar nga Tirana, Hasan Mema. Në superstradën Tiranë-Durrës, tek mbikalimi i Yrshekut, mjeti Benz DR 9974 C, që drejtohej nga 34-vjeçari Dashnor Meraja, banues në Sukth, doli nga rruga duke aksidentuar me vdekje pasagjerin Bajram Hamzaj, 33 vjeç kurse u aksidentuan drejtuesi i mjetit dhe tre persona të tjerë.
Rinas, arrestohet kinezi falsifikator
Tiranë - U arrestua nga policia e Rinasit një 35-vjeçar kinez i shpallur në kërkim ndërkombëtar ndërsa tentonte të largohej drejt Italisë. Shtetasi Lei Shen kërkohet nga policitë ndërkombëtare pasi akuzohet se ka vjedhur me anë të mashtrimit disa filiale të bankave të Kinës. Arrestimi i shtetasit të huaj u bë për llogari të Drejtësisë kineze.
20 Qershor 2009