Balla: Meta te rikthehet ne shtepine e tij
"Deshirojme me gjithe zemer qe Meta dhe LSI te rikthehen ne shtepine e perbashket, te cilen e kemi hapur per cdo shqiptar qe do te shkruaj me ne historine e re te ketij vendi. Nuk mund ta leme Shqiperine peng te Sali Berishes, vetem per nje karrige kryeministrore". Kjo ka qene dhe nje thirrje tjeter e ardhur nga Partia Socialiste per lidershipin e LSI-se, duke kerkuar ne kete menyre nje ribashkim mes ketyre dy partive. Ishte deputeti socialist, Tauland Balla, i cili dhe ne kete apel me te fundit i ardhur nga selia roze, serish u fokusua tek arsyeja kryesore qe solli ndarjen e LSI-se nga koalicioni i vjeter opozitar. E sipas tij, eshte pikerisht karrigia kryeministrore, ajo qe solli nje ndarje te tille. Per kete arsye, Balla theksoi se "ne po punojme per nje politike te re te bashkimit te te gjithe shqiptareve pertej kufijve tradicionale te Partise Socialiste, pertej kufijve te opozites se sotme, duke qene te bindur se pertej interesave partiake, pertej te majtes dhe te djathtes, eshte Shqiperia e halleve dhe problemeve". Po ne kete linje, Balla evidentoi se "duke e pare Ilir Meten si nje mik dhe nje aleat te vjeter, ne e shohim me shume keqardhje rikthimin ne batakun e vjeter te politikes se zhgenjimit". O.XH.