E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja në Dukagjin, arrestohet i dyti



SHKODER - Shkon në dy numri i të arrestuarve në lidhje me vrasjen e dy ditëve më parë në Dukagjin. Lush Pjolli, 35 vjeç është i arrestuari i dytë nga policia, për vrasjen e ndodhur të dielën e Pashkëve në zonën e thellë. Sipas policisë, ai akuzohet për ndihmën që i ka dhënë autorit të vrasjes, Mirash Pjetri, dhe ndaj tij do të rëndojë akuza për veprën penale të "moskallëzimit të krimit". Krimi u shënua në fshatin Breglumë, Komuna Shalë në Dukagjin, ku u qëllua për vdekje 24-vjeçari Zek Tonaj dhe u plagos rëndë i ati, Ndue Tonaj. Nga hetimet e deritanishme të grupit hetimor mësohet se Lush Pjolli ka pasur dijeni për ngjarjen dhe ka ndihmuar në lëvizjet që ka bërë autori i vrasjes, Mirash Pjetri. Ngjarja me pasojë një të vdekur dhe një të plagosur rëndë ka pasur si shkak një grindje për një vijë uji. r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›