E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, protestë tek “Uji i Ftohtë”



VLORE - Ndërtimet në zonën e “Ujit të Ftohtë” si dhe konfliktet për pronat ku ato ndërtohen ka sjellë dje reagim të ashpër të dhjetëra banorëve. Ata kanë prishur rrethimin e një zone në të cilën sapo ka nisur puna për ndërtimin e një kompleksi me pallate 4-5 kate. Ditën e djeshme, ish-punonjës të NB-së, burra e gra, shkuan në pronën e rrethuar, në një zonë prej rreth 45 mijë m2, në të cilën u futën me forcë duke kërkuar të drejtën e tyre të përfituar në bazë të ligjit 7501. Pas kësaj ata ndërhynë në prishjen me forcë të rrethimit dhe portës. Protestuesit u shprehën se për këtë problematikë kanë vënë në dijeni edhe Kryeministrin e vendit. Aktualisht në zonën pranë vilave qeveritare, afër kalasë tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë është dhënë një leje ndërtimi, e cila ka shkaktuar konflikt tre palësh. q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›