Aksident në Lezhë, humbet jetën një 35-vjeçar
Një 35-vjeçar është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e djeshme në Superstradën Fushë Krujë-Lezhë. Automjeti me të cilin ai po udhëtonte doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal pak metra larg saj. Përplasja rezultoi fatale për drejtuesin e mjetit, i cili gjeti vdekjen e menjëherëshme. Sipas policiesë shkak i aksidentit u bë shpejtësia e madhe dhe prania e inerteve në rrugë.