Elbasan, Bllokimi i bulevardit në gjyq kreu i bashkisë
Këshilltarët e djathtë në Bashkinë e Elbasanit do t’i drejtohen gjykatës, lidhur me vendimin e marrë nga kryetari i Bashkisë për ndalimin e qarkullimit të makinave në Bulevardin kryesor të qytetit. Grupi i këshilltarëve demokratë pretendon se ky është një vendim arbitër i kryetarit Qazim Sejdini, ndaj të cilit është përgatitur një padi penale për tejkalim të kompetencave që i lejon ligji.