Durrës, Bllokohen dy kontenierë me mallra kontrabandë
Dy trajlera dhe një kontenier me mallra kontrabandë janë bllokuar gjatë paradites në portin e Durrësit. 200 kg tel skadimi, 3 mijë palë këpucë sportive, 30 aparate celularë I – Phone, 820 aksesorë celularësh dhe mallra border, janë identifikuar nga kontrolli me rreze x. Ngarkesa ishte nisur një ditë më parë nga porti i Barit në Itali dhe kishte si destinacion Doganën e Tiranës dhe atë të Elbasanit.