E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacionet në Vlorë e Tiranë, Nishani vlerëson policinë

Ministri i brendshëm Bujar Nishani ka vlerësuar punën e bërë nga policia e shtetit për dy operacionet në Vlorë dhe Tiranë.

Në një konferencë për shtyp, Nishani ka deklaruar se struktura e hetimit të krimit ka bërë një investigim profesional në mbështetje edhe të strukturave operacionale në Tiranë dhe në Vlorë.
 

“Dëshiroj të shpreh edhe vlerësimin për laboratorin e kriminalistikës të cilët në një kohë rekord bënë të mundur paraqitjen e gjithë provave të nevojshme për strukturat që bënë më pas të mundur ndalimin” ka theksuar Nishani.
 

Gjithashtu ministri ka falenderuar edhe qytetarët për bashkëpunimin e treguar me policinë e shtetit në realizimin me sukeses të këtyre operacioneve ndërsa u premtoi atyre se policia do të jetë gjithmonë në gadishmëri për të garantuar rendin dhe sigurinë në vend.
 

“Garantoj qytetarët se sa më shumë i sofistikuar që të bëhet krimi, sa më e organizuar të bëhet veprimtaria e tyre, aq më e fortë dhe e papërkulur do të bëhet ndërhyrja për të garantuar rendin e sigurinë, destinacioni i vetëm i tyre do të jetë drejtësia” theksoi Nishani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›