E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nasufi: Qeveria po cënon autonominë e vendorëve

Kreu i Bashkisë së Beratit, Fadil Nusufi, duke ju referuar ligjit të miratuar disa ditë më parë për taksat vendore, ka akuzuar qeverinë se po cënon autonominë e pushtetit vendor. Nasufi: "Qeverisë i mungon transparenca në marëdhëniet me pushtetin vendor". 

BERAT- Reformat e fundit të qeverisë po cënojnë rëndë autonominë e pushtetit vendor. Ky ka qënë reagimi i kreut të Bashkisë së Beratit, Fadil Nusufi, kundër ligjit të miratuar disa ditë më parë për taksat vendore.
“Qeveria nuk arriti të përvijojë me ligje, dhe të luajë rolin e saj përkundrejt qeverisjes vendore, por në mjaft raste ka absorbuar pushtetin vendor dhe në emër të ‘’standartit kombëtar’’ ka ndërhyrë haptazi në cështjet vendore duke prodhuar konflikte” –ka argumentuar Nasufi, i cili paralajmëroi se këto fakte dhe të tjera do t’i denoncojë në trupat diplomatikë.
Sipas tij, qeveria e cila është në krizë po tenton ta shkarkojë atë në kurriz të pushtetit vendor, duke faturuar në mënyrë arbitrare kostot financiare.
Duke kundërshtuar haptazi ligjin e ri, sipas të cilit kush nuk paguan taksat vendore i hiqet e drejta e marrjes së hipotekës, kreu i Bashkisë së Beratit shprehet qartë se qeverisë i mungon transparenca në marrëdhëniet me pushtetin vendor dhe se po përpiqet të ndëhyrjë në vendimet e tij.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›