E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Librazhd, maunia doli nga rruga, plagoset drejtuesi

Një 53-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë mëngjesin e së premtes, në aksin Elbasan- Librazhd, pasi mjeti me të cilin udhëtonte doli nga rruga pranë vendit të quajtur Kthesa e Murrashit.
Sipas policisë, maunia me targa SH 42 66 C doli nga rruga dhe përfundoi jashtë saj, ndërsa rrezikoi të përfundojë në ujrat e lumit Shkumbin.
Për pasojë të aksidenti u plagos rëndë drejtuesi i maunes, 53-vjeçari Rrok Gjeta. Ai u dërgua menjëhere për në spitalin e Librazhdit ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë. Mjekët shprehen se 53-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë rugore, të cilët kanë nisur hetimet për ngjarjen.
Sipas policisë shkak për aksidentin mundtë jetë bërë shkelja e normave të shpejtësisë dhe humbja e kontrollit të mjetit, pasi aksidenti në vendin e aksidentin rruga pëson një kthesë të fortë.
Për shkak të aksidentit rruga Elbasan- Librazhd u bllokua për rreth një orë, deri në largimin e maunes së rrëzuar.
Kështu, Kthesa e Murrashit, rikonfirmohet edhe një herë si pjesa më e rrezikshme e aksit Elbasan- Librazhd. Aksidente të ngjashme pranë kësaj kthese kanë ndodhur edhe më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›