E Diel, 1 Nëntor 2026

Teuta mund Kastriotin në një stadium të boshatisur

DURRES- Teuta ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në Krujë përballë Kastriotit, duke triumfuar 2-1. Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa ngjitet kështu në vendin e pestë, në kuotën e 19 pikëve. Ndeshja në Krujë është luajtur pa tifozë, ç’ka i ka favorizuar durrsakët. Në minutën e 19-të Vilfor Hysa arriti të gjente golin e avantazhit për Teutën, një rezultat që nuk ndryshoi deri në fund të pjesës së parë.
Minuta e 62-të e ndeshjes sjell edhe golin e dytë për miqtë, këtë herë me autor Vangjel Milen. Kastrioti arriti të shkurtonte diferencën në minutën e 68-të me një gol të Pemës, por që nuk mjaftoi për t’u hequr fitoren durrsakëve. Java e 13-të do të vijojë ditën e shtunë me 3 ndeshje, Dinamo-Flamurtari, Apolonia-Vllaznia dhe Gramozi-Laçi. Të dielën do të luhen Skënderbeu-Tirana dhe Besa-Shkumbini.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›