E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malyam-Topalli: Institucionet duhen të respektohen

TIRANE- “Në zgjedhjet e 28 qershorit, populli foli. U bënë zgjedhje demokratike dhe insitucionet duhet të respektohen.” Kështu ka deklaruar sot në Tiranë senatorja franceze Joelle Garriaut Maylam, pas takimit me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Senatorja Maylam tha se transformimet në Shqipëri janë impresionuese ndërsa vlerësoi faktin që në krye të parlamentit është një grua.

Kryetarja e Kuvendit falenderoi Francën për mbështetjen dhe votën e saj pro Shqipërisë në 16 nëntor, për pranimin e statusit të vendit kandidat në BE. Topalli tha se shqiptarët me mendësinë e tyre perëndimore janë energjia kryesore integruese. Ajo tha se, ne ndihemi krenarë që bëmë të mundur që ata të jenë qytetarë të NATO-s, të lëvizin vitin e ardhshëm pa viza dhe së shpejti të bëhen edhe qytetarë të Bashkimit Europian, sepse shqiptarët janë europianë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›