Tregëtimi i bombolave të gazit, IQT paralajmëron kontrolle
TIRANE- Qytetarët duhet të tregojnë kujdes me bomblat e gazit, pasi një pjesë e mirë e tyre janë të pakolauduara. Apeli bëhet nga Inspektoriati Qendror Teknik, i cili ka nisur kontrollet në pikat e tregtimit të gazit në kryeqytet. Inspektorët deklarojnë se ky treg ka ende probleme, por janë konsumatorët ata që duhet të mbrohen duke treguar kujdes në blerjen dhe mbushjen e bomblave me gaz.
Gjatë periudhës së dimrit, konsumi i gazit në vendin tonë rritet ndjeshëm, pasi ai përdoret si burim alternative i energjisë për ngrohje. Por gjatë viteve të fundit aksidentet e shkaktuara nga gazi kanë qenë të shumta.
Kjo për shkak të mungesës së sigurisë së bombolave. Por problemet me tregun e gazit në Shqipëri janë të shumta. Inspektoriati Qendror Teknik ka evidetuar se pothuajse të gjitha pikat e tregtimit të gazit në kryeqytet kanë probleme me dokumentacionin, ndërkohë që një pjesë e mirë e tyre janë të vendosura në katet e para të pallave, duke përbërë rrezik për qytetarët.
(e.n/News24/BalkanWeb)