KLD sqaron procedimin penal ndaj një gjyqtareje
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka sqaruar sot opinionin për procedimin penal ndaj gjyqtares, Marsela Balili, vendim i marrë dy ditë më parë nga KLD-ja, duke e akuzuar këtë gjyqtare për korrupsion pasiv.
"Këshilli i Lartë i Drejtësisë bën me dije për opinionin publik se vendimi i marrë prej tij në mbledhjen e datës 2 Dhjetor 2009, për dhënien e autorizimit për fillimin e procedimit penal ndaj gjyqtares së shkallës së parë për krime të rënda Marsela Balili, është bërë në respektim maksimal të ligjit organik për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor", thekson KLD-ja.
Sipas KLD-së, në kushtet e dhënies së autorizimit për procedim penal, pezullimi nga detyra i gjyqtares është pasojë direkte e ligjit dhe i është komunikuar menjëherë kryetarit të gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
"Këshilli i Lartë i Drejtësisë vëren se në një shtet demokratik, politika penale e gjyqësorit nuk përjashton as vetë gjyqtarët dhe në koherencë me të, politika e proceseve vendimmarrëse duhet të mundësojë parimin kushtetues se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit", përfundon deklarata nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.