Ceremoni për 97 vjetorin e themelimit të ushtrisë

Një ushtri që nuk i ka shpëtuar tallazeve politike. Që nga 4 dhjetori i 1912 kur e ka krijuar Ismail Qemali e deri më sot. Pjesë e koalicioneve nga më të çuditshmet. Pjesë e Traktatit të Varshavës dhe e NATO-s, e megjithatë ushtria shqiptare këtë herë e feston 97 vjetorin e krijimit të saj duke qene pjesë e aleancës më të rëndësishme sot në botë. Në një aktivitet të organizuar për këtë përvjetor ka marrë pjesë edhe Presidenti i Republikës Bamir Topi, ministri i Mbrojtjes Arben Imami e personaliate të tjera. Duke uruar ushtarakët shqiptarë, Topi tha se sot është dita kur "Forcat e Armatosura duhet të ndihen krenare, pasi janë anëtare të Nato-s, Aleancës më të madhe të sigurisë, paqes, lirisë dhe demokracisë".
Ndërkohë në fjalën e tij Imami ka përsëritur reforminin e ushtrisë shqiptare duke pohuar se do të zvogëlohet numri i ushtarëve, por do të ketë një cilësi më të mirë.
Më pas në këtë aktivitet në 97 vjetorin janë dekuar edhe ushtarakë të cilët kanë qene edhe pjesë e misioneve paqeruajtëse.