E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Lushnje, vdes babai i dy fëmijëve

Aksidenti automobilistik i ndodhur mbrëmë në aksin nacional Cermë- Divjakë, të rrethit të Lushnjes i ka marrë jetën një 30 vjecari, babai i dy fëmijeve. Sipas policisë shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe. Policia kërkon shokun e viktimës 

LUSHNJE- Një 30 vjecar gjeti vdekjen mbrëmë në një aksident automobilistik, ndërsa arriti të mbijetonte shoku me të cilin po udhëtonin në një makinë. Aksidenti ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës në aksin rrugor Cermë- Divjakë. Sipas policisë viktima është Agron Veliu, 30 vjec nga Delvina, i cili në momentin e aksidentit drejtonte kamioncinën. Nga shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën po drejtonte makinën 30 vjecari, baba i dy fëmijëve ka humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga duke rënë në një kanal. Viktima ka marrë goditje vdekjeprurëse në kokë dhë në pjesë të tjera të trupit, të cilat i kanë sjellë vdekjen e menjëhershme. Ndërsa Adriatik Shuli, i cili udhëtonte në kahun e pasagjerit është plagosur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur kërkimet për këtë të fundit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›