Inspektoriati i Kontrollit Ushqimor vjel 3.8 milionë lekë nga gjobvëniet për shkelje të rregullave

Vlera e gjobave të derdhura në arkën e shtetit nga inspektoriati i kontrollit ushqimor për 9-mujorin e vitit 2008 rezulton mbi 3.8 milion lekë, njoftuan sot burime nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Sipas burimeve nga kjo ministri, inspektoriati i kontrollit ushqimor ka kryer në shkallë vendi 6470 kontrolle të niveleve të ndryshme në subjektet prodhuese e tregtuese me shumicë dhe ka bllokuar mbi 251 ton produkte ushqimore te skaduara, me nje vlerë të përgjithshme prej 28 milion lekë. Gjatë kësaj periudhe, kontrollorët kanë ndëshkuar me masë administrative 48 prodhues dhe importues te prodhimeve ushqimore në rrethet Lushnje, Tiranë, Fier, Vlorë, të cilët tregtonin mallra që nuk plotësonin standardet për konsum ose u kish kaluar afati i përdorimit....